Flash News

KRYESORE

Trafik kokaine në bashkëpunim me policinë, pranga 8 shqiptarëve në Greqi

Tetë shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi në bashkëpunim edhe me dy punonjës policie akuzohet se kryenin trafik kokaine në Greqi.

Sipas mediave greke, në këtë operacion janë përfshirë 11 persona, kryesisht dy punonjës të policisë greke, pasi dyshohet se kanë luajtur një rol udhëheqës në trafikimin e drogës.

Pas hetimeve, njëri prej tyre është lënë i lirë, ndërsa polici tjetër është në qeli bashkë me tetë shqiptarë.

Polici ishte një nga punonjësit e Attica Security, i transferuar kohët e fundit në patrullimin e këmbësorëve.

Gjatë operacionit u gjetën edhe një sasi e konsiderueshme droge dhe armësh në një shtëpi në Atikën veriore.

 

Të fundit