Flash News

KRYESORE

Trafik narkotikësh e grabitje, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë; me precedent të mëparshëm penal

Trafik narkotikësh e grabitje, arrestohet 46-vjeçari në

Një 46-vjeçar ka rënë nën prangat e policisë për vjedhje dhe shpërndarje lëndësh narkotike në doza të vogla. Mësohet se, shtetasi me inicialet A. Gj.,banues në Kavajë, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Sipas policisë, 46-vjeçari kishte precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale, dhe për më tepër grabiste edhe banesa e portofola.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara, ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.

-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit