Flash News

KRYESORE

Trafikanti shqiptar habit autoritetet britanike: Shes kokainë sepse anglezët vdesin për të

Trafikanti shqiptar habit autoritetet britanike: Shes kokainë sepse

Një trafikant shqiptar i drogës që pranoi të shiste kokainë sepse "anglezët e duan atë" është vënë në pranga nga drejtësia angleze.

Rexhino Toska, 21 vjeç, u  kap kur kishte me vete kokainë me vlerë 850 paund, ndërsa po ecte me shpejtësi me makinën e tij tip Mercedes, ndërsa u dha policëve një patentë italiane me emrin Maurizio Conti.-raporton BBC.

BBC raporton se Toska, i cili ishte në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, prodhoi një leje drejtimi italiane me emrin "Maurizio Conti".

I vënë në pranga ai u detyrua të rrëfente se kush ishte në të vërtetë dhe zbuloi se në Britani hyri në dhjetor i fshehur në një kamion. Autoritetet britanike i sollën një përkthyes italian, pasi as italishen nuk e zotëronte.

Pas arrestimit i habiti policët teksa u tha: “Unë sjell kokainë sepse anglezët vdesin për të”.

Burimi: BBC

Të fundit