Flash News

KRYESORE

Trafikonin 2.7 ton kanabis, arrestohen dy nipat e Arben Ndokës

Trafikonin 2.7 ton kanabis, arrestohen dy nipat e Arben Ndokës

Gjatë 24 orët e fundit janë goditur katër grupe kriminale dhe janë vënë në pranga 27 persona.  Mes emrave të politikës si ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, janë vënë në pranga edhe anëtarë të grupit kriminal Avdylaj, të njohur si e ‘të fortët’ e Shijakut.

Mes të arrestuarve rezulton të jenë edhe dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka, pasi po tentonin të transportonin dy ngarkesa me lëndë narkotike të llojit hashash.

Ata u kapën ndërsa po transportonin 2 ton e 700 kg hashash.

Vetë Ndoka është arrestuar për tjetërsim pronash në Shëngjin dhe u kap në përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve, të nisura prej dhjetorit të 2016-ës nga prokuroria.

Të fundit