Flash News

KRYESORE

Trafikonin droga të forta, goditet grupi kriminal prej 6 personash

Trafikonin droga të forta, goditet grupi kriminal prej 6 personash

Gjashë persona janë arrestuar sot për trafikim të drogave të forta, pas finalizimit të operacionit policor, të koduar “STAFETA”.

Në pranga janë vënë pesë shtetas bashkëpunues që shisnin në kryeqytet në bazë klientele, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilën e sillnin nga qyteti i Laçit.

Të arrestuarit në flargrancë janë shtetasit:

– Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;

– M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;

– A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, u arrestua në flagrancë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, shtetasi Xh. N., 22 vjeç, banues në Laç.

Në aksin rrugor për në “Rinas” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin Xh. N., dhe pasagjer shtetasin D. N., 27 vjeç, ku gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e kroskotit është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:37.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis; aparat celular dhe automjet.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë për “Moskallzim krimi” pasagjeri D. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të fundit