Flash News

KRYESORE

Trafikonin mina me telekomandë në Lezhë, arrestohen dy të rinj nga Vlora

Trafikonin mina me telekomandë në Lezhë, arrestohen dy të

Arrestohen në Lezhë dy të rinj nga Vlora dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Nga kontrolli në çantat e të rinjve, në sajë të operacioni "The long way”,  u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

 Njoftimi:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "The long way", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u  arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.

- A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit      E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga  nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-02-at-09.16.52.mp4"][/video]

Të fundit