Flash News

KRYESORE

Zbulohet skema e trafikantëve të shqiptarëve drejt Londrës, merrnin 11 mijë euro në këmbim

Është zbuluar skema që përdornin grupi i trafikantëve të shqiptarëve drejt Anglisë në këmbim të parave.

Emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi sot në mbrëmje pazaret e trafikantëve për dërgimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, gazetarët dokumentuan të gjithë rrugëtimin e shqiptarëve drejt "tokës së premtuar".

Trafikantët kërkojnë nga 9 deri në 11 mijë euro, ndërsa gazetarët ranë në gjurmët e trafikantëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Më pas, biseda në telefon dhe në fund takimet, të cilat u zhvilluan në qytetin e Vlorës. Trafikantët i tregojnë gazetarëve të "Fiks Fare" për rrugën qe do të bëjnë. Nga Shqipëria drejt Belgjikës udhëtimi bëhej me autobus, ndërsa kalimi në Britani realizohej me autobusë, kamionë ose jahte.

Trafikantët treguan se kanë dhjetëra "prenotime" nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas tyre, meshkujt trafikohen më lehtë, ndërsa për vajzat dhe fëmijët është shumë e vështirë, prandaj kërkohen më shumë para. 

 

 

Të fundit