All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Trafiku i armëve me postë, dyshime për terrorizëm, identifikohet edhe autori i dytë

Trafiku i armëve me postë, dyshime për terrorizëm,
All - Paragraf - 1

Identifikohet autori i dytë i dyshuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve. Ai është shtetasi Neritan Faria, 42 vjeç, banues në Shijak. Faria është fqinj me Sajmir Çullhajn. Policia e ka shpallur në kërkim 42 vjeçarin, i cili dyshohet si autori kryesor i tentativës për trafikun e armëve nëpërmjet pakove të postës nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe.

All - Paragraf - 3

Pjesët e armëve automatike kallashnikov ishin mbështjellë me rroba dhe destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania.

Ka dyshime se arma do të përdorej për terorizëm në Londër. Por kapja e dërguesit, Faria, do të sqarojë gjithçka.

Dje Policia e Shtetit dhe Prokuroria zbardhin tentativën për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake përmes Rinasit.

Finalizimi i operacionit antitrafik të  koduar “Delivery” ka çuar në pranga njërin prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër. 

Blutë kanë arrestuar Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” .

Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit  i’u gjetën  në trup 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Neritan Faria janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e amballazhuar në një thes, si dhe  32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Të fundit