Flash News

KRYESORE

Trafiku bllokoi për disa orë aksin Levan –Fier, reagon deputetja e PD: Turp!

Për disa orë, aksi Levan –Tepelenë u paralizua totalisht, duke krijuar një varg të gjatë trafiku nga automjetet që po ktheheshin nga zonat turistike dhe plazhet e jugut.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka publikuar foto nga nata e mbrëmshme, ku sqaron se rruga Levan-Fier është bllokuar për disa orë dhe për këtë bën përgjegjës qeverinë, e cila sipas saj nuk shtroi asnjë cm rrugë, por vetëm mashtroi.

“Rruga Levan Fier e bllokuar prej orësh. Turpi i kësaj palo qeverie me qytetarët e turistët. Nuk shtroi asnjë km rruge, e në pesë vite vetëm mashtroi qytetarët. Të dështuar në çdo qelizë”, shkruan Pampuri dhe publikon foto nga gjendja e natës së mbrëmshme në këtë aks rrugor.  

Të fundit