Flash News

KRYESORE

Trafiku i drogës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Trafiku i drogës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi dyshohet të jenë të lidhur me trafikun e drogës në shtetin fqinjë. Të arrestuarit janë dy burra dhe një grua, policia italiane kishte disa ditë që po i monitoronte të gjitha lëvizjet e tyre dhe banesën ku ata jetonin në rrugën Bengal Flags.

Policia pas vëzhgimit disa ditor, të shtunën ndërmori operacionin duke kapur mat 3 shqiptarët të cilët sapo ishin kthyer nga vendlindja ku kishin qene me pushime. Në fillim është arrestuar shqiptari me inicialet K.A 31 vjeç i cili dyshohet si pronari i banesës, ndërsa më pas çifti.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në bodrumin e shtëpisë 6 kilogram kanabis. Pas procedurave të 3 shqiptarët u shoqëruan në burgun e San Vittore në Milano.

Të fundit