Flash News

KRYESORE

Trafiku i drogës, Kryemadhi: Meta përgjegjës po aq sa Rama

Trafiku i drogës, Kryemadhi: Meta përgjegjës po aq sa Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ndan në mënyrë të barabartë përgjegjësinë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike.

Duke folur në Top Story, Kryemadhi u shpreh se heshtja e Ilir Metës gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën e bën atë po aq përgjegjës sa Kryeministri.

“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo.

Heshtjen e Metës, kryetarja e LSI-së e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi.

 

Të fundit