Flash News

KRYESORE

Trafiku i rënduar, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Eshtë rasti i përsëritur përplasja e kalimtarëve nga autobusët. Kjo është e disata herë për kryeqytetin. Një javë më parë u përplas një kalimtare dhe sot përsëri, një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një autobus i linjës së Kombinatit ka përplasur një grua të moshuar. Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Unazës së Re, pranë pallatit me shigjeta. Kalimtarë të shumtë janë mbledhur pranë gruas për t’i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës, që ka ardhur për disa minuta dhe e ka transportuar të plagosurën në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit me targa AA 952GI. “BalkanWeb” sjell video nga vendi i ngjarjes ku duket burri i shtrirë në trotuar me kalimtarë rreth e rrotull. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kokë dhe ka qenë i pavetëdijshëm.

 

 

Të fundit