Flash News

KRYESORE

“Traget e tunel që çan mespërmes Llogaranë”, Meçorapaj nxjerr bllof Ramën:  Asnjë premtim i planifikuar në buxhet

“Traget e tunel që çan mespërmes Llogaranë”,

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u premtoi vlonjatëve traget dhe tunel që çan mespërmes Llogaranë e del në Dhërmi. Këto premtime u duken të pabesueshme dhe për ministrin Damian Gjiknuri i cili mbuloi fytyrën me duar e nisi të qeshte.

Është deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj e cila nxjerr bllof Ramën me premtimet e tij, pasi bën me dije se asnjë prej premtimeve nuk janë të planifikuara në buxhetin e paraqitur dhe të kaluar në Kuvend.

Kryeministri Rama, me bllokun e batutave në njërën dorë dhe atë të premtimve në tjetrën, u premtoi dje vlonjatëve traget dhe tunel që çan mespërmes Llogaranë e del në Dhërmi. Edhe ministri i vet Gjiknuri kur ia dëgjoi 'ëndërrimet' vuri duart në kokë dhe qeshi.

Vlonjatët le ta dinë: I ka premtime të gënjeshtërta elektorale, dhe jo plane për Vlorën. Asnjë prej premtimeve të djeshme nuk janë të planifikuara në buxhetin e paraqitur dhe të kaluar në Kuvend.

Pra nuk ka fonde për këto 'vepra', por ka 'kryevepra' sa të duash në fondin e gënjeshtrave kryeministrore”, shkruan Meçorapaj në Facebook.

Të fundit