Flash News

KRYESORE

Tragjedi në Itali. Shembet pallati pesë katësh, në rritje numri i viktimave

Një ndërtesë 5-katëshe është shembur gjatë natës në afërsi të Napolit në Itali.

Sipas të dhënave të para mendohet se 2 familje, ose 7 persona rezultojnë të zhdukur, duke mbetur nën gërmadha. Mes tyre mendohet se janë edhe dy fëmijë. Godina nuk është shembur plotësisht, por vetëm pjesa ku ndodheshin dhomat e gjumit. Mediat italiane raportojnë se pallati ishte ndërtuar që në vitet 60-70 dhe ishte pranë linjës hekurudhore.

Në momentin e shembjes nuk është dëgjuar asnjë shpërthim, çka nënkupton se godina mund të jetë shembur si pasojë e amortizimit.

Siç duket edhe nga fotot forcat e zjarrfikësve kanë nisur kërkimet intensive për personat që rezultojnë të zhdukur.

Të fundit