Flash News

KRYESORE

Tragjedi në Klos, vëllai vret vëllanë dhe nipin për një gardh

Tragjedi në Klos, vëllai vret vëllanë dhe nipin për

Sherri për një gardh ka shkaktuar një tragjedi në fshatin Xibër të Klosit. Tre persona të familjes Dakuci humbën jetën. Vëllai vrau vëllanë dhe nipin, e më pas edhe veten me armë.

Sali Dakuci, 55-vjeç qëlloi me pistoletë vëllanë, Kujtimin 52-vjeçar, duke i marrë jetën.

Gjatë sherrit ndërhyri edhe nipi i autorit, 19 vjeçari Flogert, i cili u përpoq që t’i ndante, por plumbat e kapën edhe atë.

I tronditur nga ajo çfarë kishte bërë, 55 vjeçari qëlloi edh veten duke humbur jetën. Policia shkoi në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pasi u qëlluan, babë e bir u nisën me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg, ata nuk mundën që ti mbijetonin dot plagëve dhe ndërruan jetë.

Të fundit