Flash News

KRYESORE

Tragjedia e Emiliano Sala, Champions League mban 1 minutë heshtje

Tragjedia e Emiliano Sala, Champions League mban 1 minutë heshtje

Mbrëmë nisi zyrtarisht faza me eliminim në Ligën e Kampioneve, ku triumfuan ekipi i PSG-së dhe Roma në përballjet e tyre të para, respektivisht kundër Manchester United dhe Porto-s.

Para se të fillonte loja, në stadium është mbajtur një minutë heshtje në nder të futbollistit Emiliano Sala, i cili humbi jetën në aksidentin ajror, së bashku me pilotin David Iboston.

Ndërkohë, UEFA lajmëroi se klubet e Champions-it, ashtu si dhe të Europa League, do të luajnë me shiritin e zi në krah.

Të fundit