Flash News

KRYESORE

Tragjedia e zjarrfikësit në Greqi, nuk mundi të shpëtonte foshnjen e tij

Tragjedia e zjarrfikësit në Greqi, nuk mundi të shpëtonte

Plagët që shkaktuan zjarret e fuqishme në Greqi do të duhen shumë kohë që të shërohen, ndërkohë që në media publikohen çdo ditë histori të dhimbshme nga tragjedia. Një prej tyre është ajo e një zjarrfikësi që nuk mundi të shpëtonte fëmijën e tij. Historinë e ka bërë publike Dimitris Stathopoulos, kreu i zjarrfikësve, gjatë një interviste në televizionin ANT1.

Mati, 6 muajsh, është një prej viktimave të identifikuar në këtë tragjedi. Babai i tij, me profesion zjarrfikës, sapo u njoftua për zjarrin doli menjëherë nga shtëpia duke e lënë foshnjen në kujdesin e nënës. Por gjatë kohës që ai po luftonte me flakët së bashku me kolegët, zjarri kishte arritur pranë banesës ku ndodheshin fëmija dhe gruaja. Ata nuk arritën të largoheshin në kohë dhe foshnja ndërroi jetë nga asfiksia ndërsa nëna vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.

Rreziku nga zjarret në Shqipëri, flet drejtori i zjarrfikësve: Këto janë zonat më problematike

Të fundit