Flash News

KRYESORE

Tragjedia “Makbeth”, vjen për herë të parë në teatrin shqiptar

Kryevepra botërore e Shekspirit, tragjedia 'Makbeth' është luajtur sot për herë të parë në Teatrin Kombëtar nën regjinë e Kled Kapexhiut.

Shfaqja është interpretuar për publikun shqiptar nga aktorët e njohur si, Indrit Çobani, Lili Bitri, Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Suela Bako, Jaho Guma, Xhino Musollari, Adelina Muça, Niada Saliasi, Arjola Basho, Klodjana Keco, Egla Ceno dhe Serxhio Harizi.

Protagonistët ishin Luli Bitri dhe Indrit Çobani. 

Skena shqiptare ka një traditë me dramaturgjinë e Shekspirit me "Otellon", "Hamletin", "Ëndrra e një nate vere", "Nata e dymbëdhjetë" e të tjera, por ky produksion i "Makbethit" vjen si sfidë e një të riu që në kurrikulën e tij si regjisor ka vetëm një shfaqje teatrale.

"Makbethi" është tragjedi e pasioneve të forta, me mesazhe të rëndësishme për kohën që jetojmë.

Të fundit