Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Tragjedia në Bejrut, shkon në 135 numri i viktimave, rreth 5000 të plagosur; qeveria urdhëron arrestimin e gjithë zyrtarëve të përfshirë
Të paktën 135 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pasditen e së martës në kryeqytetin libanez të Bejrutit. Presidenti i vendit Michel Aoun, duke thënë se autoritetet janë të vendosur për të hetuar sa më shpejt ngjarjen që ndodhi dje dhe gjetur përgjegjësit, shton se asgjë nuk mund ta përshkruaj tmerrin që ka kaluar Bejruti natën e kaluar.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet me orë të tëra nën rrënoja, pasi dhjetra persona rezultojnë të humbur, ndërsa numri i të plagosurve i ka arritur të 5000-tat. Sipas hetuesve të ngjarjes, neglizhenca në ruajtjen 2,750 ton nitrat amoniumi në magazinat e portit ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha me të cilat është përballur deri tani vendi.
Shpërthimi në portin e Bejrutit ka shkatërruar apo edhe dëmtuar ndërtesa të tëra, ndërsa 300 mijë banorë mendohet të kenë mbetur të pastrehë. Me vendimin e Presidenti Michel Aoun, Libani do të ka shpallur tre ditë zie.
"Reuters" bën me dije se është urdhëruar arresti shtëpiak për të gjithë zyrtarët të përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.
Ky shpërthim vjen në një kohë të vështirë për Libanin, i cili e thellon edhe më tepër krizën ekonomike, që nga nisur që nga lufta e klasave, por edhe si pasojë e COVID-19. Një fond prej 66 milion dollarë nga fondi i emergjencave është lëvruar për përballimi e kësaj situate, ky i gjithë qyteti është i shkatërruar. "Është një katastrofë e madhe. Ka viktma kudo në rrugë", tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani.
Spitalet në Liban i kanë tejkaluar me kohë kapacitetet e tyre, për shkak të numrit të madh të të plagosurve dhe viktimave, ndërkaq së fundmi po raportohet edhe se medikamentet janë drejt fundit. Përveç BE, me Bejrut në këtë moment të vështirë është solidarizuar edhe Mbretëria e Bashkuar. Sekretari britanik për marrëdhëniet me Jashtë, tregon se paisje mjekësore dhe ekipe shpëtimi janë nisur për t’i ardhur në ndihmë Libanit.