Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Tragjedia në Bulqizë, mësohen të tjera detaje për vdekjen e nënës dhe 2 fëmijëve
Gjithnjë e më shumë detaje mësohen për ngjarjen e rëndë të nodhur para pak ditësh në Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën një nënë me dy fëmijet e saj të mitur.
Detajet e mësuara e bëjnë edhe më misterioze ngjarjen. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, dhe më pas u përfol për asfiksim nga soba me dru, sot është mësuar se në njërën nga dhomat e familjes Tolaj, përveç një pjate me supë që ishte në tavolinë, e cila është çuar në laborator, është gjetur dhe një shishe rreth 50 gramshe, e mbështjellë me letër.
Zbulohet se kjo shishe, përmbajtja e të cilës nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, mbante një aromë të keqe.
Kujtojmë se dje është0tentuar të merret në pyetje Merita Tolaj, 16 vjeçe, e cila tashmë doli nga rreziku për jetën dhe ndodhet tek spitali i Traumës. Merita ka folur në dialekt maqedonas, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmisë së saj, pasi grupi hetimor nuk kishte përkthyes me vete.