Tragjedia në Bulqizë, Presidenti Meta: I tronditur

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit kanë humbur jetën një nëna me dy fëmijët e saj, ka reagon edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet përmes një postimi në Facebook dhe i uron shërbim të shpejtë vajzës së mitur, që po lufton me jetën.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.

Ngjarja e rëndë e ditës së sotme tronditi opinionin publik, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të bërë edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.