Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Genova, policia nis verifikimin e urave në Shqipëri

Tragjedia në Genova, policia nis verifikimin e urave në Shqipëri

Policia Rrugore duket se ka njoftuar nisjen e verifikimeve sa i takon gjendjes së urave në vend. drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola u shpreh se do të verifikojë gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike - rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore”, u shpreh Tola.

Të fundit