Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Tragjedia në Genova, shkon në 41 numri i viktimave, Italia sot ul flamujt në gjysmë shtizë
Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë katër ditë më parë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nën rrënojat e urës edhe tre viktima të tjera, pjesë e një familje. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për familjen Cecala. Të pajetë në makinën e tyre u gjetën kryefamiljari Cristian, nëna Dawna dhe vajza e tyre 9-vjeçare Kristal.
Kërkimet vazhdojnë ende, pasi në listën e të zhdukurve janë edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë, Italia sot ka shpallur ditë zie për viktimat e tragjedisë.
Në orën 11.45 është parashikuar të mbahet një funeral shtetëror për nder të 18 viktimave, ndërsa 20 të tjerë u varrosën ditën e djeshme në një ritë private.
Po ashtu, në nder të viktimave edhe flamujt sot janë ulur në gjysmë shtizë.