Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Genova, shtyhen dy ndeshje të kampionatit italian

Tragjedia në Genova, shtyhen dy ndeshje të kampionatit italian

Dy ndeshje të kampionatit italian, i cili nis këtë fundjavë, janë shtyrë për shkak të ngjarjes që ndodhi në Genova ku si pasojë e rrëzimit të urës humbën jetën 39 persona.

Presidenti i skuadrës së Sampdorias njoftoi se depozitoi një kërkesë në Federatë, që ekipit të tij t’i shtyhej ndeshja e parë.

“Sampdoria dhe Fiorentina kanë rënë dakord të mos luajnë. As Genoa nuk do të luajë dhe, si rrjedhojë, edhe Milan do të pushojë. Kam folur edhe me Marotta, edhe ai ka firmosur që Juventus mos të luajë të shtunën, kur në Genoa do të jetë në zi i gjithë qyteti. Ata mbështesin vendimin tim dhe solidarizohen me qytetin tonë”, është shprehur Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero.

 

Të fundit