Flash News

KRYESORE

Tragjike, gruaja var veten në banesën e saj

Tragjike, gruaja var veten në banesën e saj

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një grua 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ndërsa kanë qenë familjarët ata që janë përballur me skenën e rëndë.

Policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

NJOFTIMI I POLICISE

Në datë 05.12.2017, rreth orës 11:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kombinat, në Sharrë, një shtetase dyshohet se është vetvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

Shtetasja L.L., 40 vjeçe, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, e cila sipas deklarimeve të familjareve vuante nga depresioni.

Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit