Flash News

KRYESORE

Trajneri anglez nënvlerëson Neymar-in: Ai është "Kim Kardashian" i futbollit

Humbja në ndeshjen e "Champions League" përballë Liverpool-it, e ka penalizuar goxha shumë brazilianin Neymar, ndaj të cilit nuk kanë munguar akuzat.

Jo vetëm tifozët, por edhe trajneri i Fleetwood Town, Joey Barton, në një intervistë për "L'Equipe" është shprehur se ylli i PSG-së nuk meriton të krahasohet me Ronaldon e Messit, pasi ai është thjesht një fenomen promovimi.

Ndërkohë tekniku 36-vjeçar e ka krahasuar sulmuesin me Kim Kardashian, pikërisht për këtë fakt.

"Unë mendoj se ai është Kim Kardashian i futbollit. Neymar nuk është lojtari më i mirë në botë, ne e pamë atë përsëri në Rusi. Ai nuk është në nivelin e Ronaldos dhe Messit dhe ka shumë lojtarë të tjerë para tij. Neymar, më shumë se një fenomen futbolli, është një fenomen reklamimi, si Kardashianët", ka thënë Barton.

Të fundit