Flash News

KRYESORE

Trajneri argjentinas zbulon Messin, tregon të veçantat e tij

Trajneri argjentinas zbulon Messin, tregon të veçantat e tij

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur në lidhje me Lionel Messin. Numri një i argjentinasve ka folur për gjendjen e lojtarit të tij dhe mendon se "Pleshti" është i njëjtë si me kombëtaren, si me klubin.

“Messin e shoh mirë. Në ndeshjen e fundit ndaj Betis ishte më i miri në fushë edhe pse nuk shënoi gol. Dhuroi tre asist dhe ishte gjithnjë i rrezikshëm. E shoh që është komod njësoj, si te Kombëtarja si te Barcelona.

"Fiksimi i Messit për të fituar me Argjentinën? Nuk ka të bëjë me fiksimin. Të gjithë duan të fitojnë, sidomos me Kombëtaret. Si Messi, edhe ne të gjithë duam të fitojmë.”

Të fundit