Flash News

KRYESORE

Trajneri Bielsa justifikon pseudonimin ‘i çmenduri’, urdhëron ekipin të pësojë gol

Trajneri Bielsa justifikon pseudonimin ‘i çmenduri’,
Trajneri i Leeds, pasi lojtarët e tij kaluan në avantazh kundër Aston Villa-s falë një goli të Klich, i ardhur nga një aksion ku nuk është respektuar fair play, ka urdhëruar ekipin e tij që të hapte portën për golin e barazimit të kundërshtarëve. Një gjest shumë sportiv, por edhe shumë i çmendur, duke parë se Leeds po luante për të siguruar ngjitjen direkte në Premier League, objektiv që nuk është arritur pikërisht për shkak të barazimit 1-1 me Aston Villa-n dhe fitores së djeshme të Sheffield United. Urdhëri - Lojtarët e Bielsa-s kanë shënuar në minutën e 72-të me Mateusz Klich, por miqtë nuk kanë qenë dakord. Në fakt, lojtarët e Villa-s kanë kërkuar ndërprerjen e lojës në fillimin e aksionit për shkak se një lojtar i tyre kishte mbetur i shtrirë në tokë, raporton Telesport. Lojtarët e Leeds kanë injoruar kërkesën e rivalëve dhe në fushë ka nisur një përleshje mes dy ekipeve, me sulmuesin e miqve, El Ghazi, që është ndëshkuar ma karton të kuq për një goditje me bërryl. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së "El Loco"-s, i cili i ka kërkuar lojtarëve të tij që të linin kundërshtarin të shënonte.
 

Të fundit