Flash News

E-TJERA

Trajneri i Bosnjës:  Shqipëria, prova e vërtetë për ne

Trajneri i Bosnjës:  Shqipëria, prova e vërtetë

Edhe pak orë na ndajnë nga sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Sot nuk kemi ende asnjë reagim nga kampi kuqezi, por kundërshtarët e tyre kanë preferuar të flasin. Në një prononcim për mediat trajneri i boshnjakëve Mehmed Bazdarevic, tha se kjo është një ndeshje me rëndësi të madhe.

“Ashtu si çdo ndeshje tjetër miqësore, kjo sfidë ka rëndësi të madhe për momentin ku jemi, por edhe për atë që na pret më pas. Do të bëjmë gjithçka për të luajtur mirë, por rezultati nuk është në plan të parë. E dimë në fakt që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë dhe për ne nuk do të jetë aspak e lehtë”, ishin fjalët e trajnerit të Bosnjës. Më tej ai vlerësoi lojtarët e rinj të skuadrës që luajtën kundër Gjibraltarit, duke theksuar se duhet të vazhdojnë kështu.

Të fundit