Flash News

KRYESORE

Trajneri gjerman pranon kritikat dhe premton: Me Suedinë për jetë a vdekje

Trajneri gjerman pranon kritikat dhe premton: Me Suedinë për jetë

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lov, është shprehur i dëshpëruar pas humbjes nga Meksika, duke thënë thjesht topi nuk donte të hynte brenda. 58-vjeçari ka pranuar se kundër Suedisë do të jenë në presion, pasi u duhet patjetër fitorja nëse duan ta kalojnë grupin.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë keq. Nuk ishim në gjendje të aplikojmë lojën tonë sulmuese apo edhe nuk e qarkulluam mirë topin. Në pjesën e dytë bëmë më shumë presion, por Meksika gjithashtu u zmbraps. Kishim disa gjuajtje në drejtim të portës, por në një apo tjetër mënyrë, dukej sikur topi s’donte të hyjë në portë. Të gjithë jemi të zhgënjyer dhe kokë ulur. Duhet të shikojmë para, e ta lëmë këtë prapa”, ka theksuar ai.

Loë, që me Gjermaninë triumfoi në vitin 2014 në Brazil, pranoi se ndeshja me Suedinë është për jetë a vdekje për Kampionët. “Duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës, kjo as që diskutohet. Presioni është i gjithi mbi ne kundër Suedisë”, theksoi mes tjerash, Joakim Lov.

Të fundit