Flash News

KRYESORE

Trajneri i Francës tregon recetën: Si arritëm të ndalnim Messin

Trajneri i Francës tregon recetën: Si arritëm të ndalnim

Franca eliminoi dje Argjentinën duke e mundur me rezultatin 4-3 por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte paraqitja e Lionel Messit. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, pas ndeshjes, tregoi recetën sesi arriti të ndalonte kapitenin argjentinas.

“Kante ishte gjithmonë pas tij”, deklaroi Deschamps teksa shtoi më tej se “kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes”.

Një tjetër mënyrë për të bllokuar Messin, tha Deschamps, ishte edhe neutralizimi i dy mesfushorëve të tjerë, Mascherano dhe Banega.

Të fundit