Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Trajneri i Kosovës shijon presionin: Në Prishtinë nuk humbim kurrë
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është optimist për sfidën ndaj Malit të Zi. Ai sot në konferencë për shtyp duke theksuar se ka shpresë në faktin që në shtëpi Kosova e tij nuk mposhtet lehtë.
"Nëse duam të vazhdojmë të ëndërrojmë, duhet të fitojmë ndeshjen e radhës kundër Malit të Zi, duhet të fitojmë, më pas flasim. Duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë futbollin tonë, të tregojmë kualitetet që kemi. Për mua me rëndësi është që t’i marrim ndeshjet sipas rradhës", - u shpreh tekniku.
"Presioni nganjëherë është i mirë, nganjëherë jo. Unë e shijoj, në fakt. Luajmë në Prishtinë, aty ku deri tani nuk ka patur asnjë humbje. Duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë gjithçka në fushë. Këtu ka eufori, por gjithmonë ua kujtoj lojtarëve: kurrë mos harroni se si kemi pasur sukses deri më tani".