Flash News

KRYESORE

Trajneri i Partizanit acarohet: Kartoni i kuq ishte i gabuar!

Trajneri i Partizanit acarohet: Kartoni i kuq ishte i gabuar!

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, nuk u duk aspak i kënaqur pas ndeshjes kundër Teutës, mbyllur 1-1. Sipas tij, kartoni i kuq ishte një ndëshkim i gabuar për skuadrën e tij.

"Luajtëm për 60 minuta ndaj ekipit kryesues duke patur një lojtar më pak. Nuk duhet harruar ai karton i kuq që nuk ekzistonte. Bëmë më mirë me 10 futbollistë, sepse me 11 nuk na lejuan të bënim lojën tonë. Do të ishte krejt ndryshe, nëse do të kishim luajtur 90 minuta me 11 lojtarë. Doja të fitoja ndeshjen, jo të markonim të tjerët", - deklaroi Lerda.

I pyetur për zëvendësimet e tij, ai shpjegoi: "Shikoni, Çinari përshtatet mirë në dy fazat e lojës dhe ka karakterisitka të tjera edhe në goditjet standarde. Kjo është arsyeja pse Asani u zëvendësua".

Për kartonët ai i ra shkurt: "Skuadra ime nuk është nervoze dhe as që bën faulle. Mendoj se janë të tjerët që duhet të shohin pamjet".

Të fundit