Flash News

KRYESORE

Trajneri i ri i Milanit acaron tifozët: Familja ime është interiste

Trajneri i ri i Milanit acaron tifozët: Familja ime është

Luciano Spalletti ishte dëshira e parë e Milanit pas trajnerit Marco Giampaolo, por nuk ia arriti. Trajneri i ri i kuqezinjve do të jetë Stefano Pioli.

Sikur të mos mjaftonte ish-interisti Spalletti, tifozët e "Djallit" duhet të durojnë edhe një tjetër trajner të lidhur fort me klubin zikaltër.

Në vitin 2016, Pioli dha një deklaratë shumë interesante, e cila sot nuk iu shkon për shtat kuqezinjve. "E gjithë familja ime është interiste. Profesioni im shpesh më ka çuar në vende të tjera, por nuk luhatet besimi!".

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Milanit të sulmojnë teknikun që pa u zyrtarizuar në Milanello me hashtangun #Pioliout në rrjetet sociale. Pioli pritet të firmosë për një ose dy vite me "Djallin". Priten protesta pafund.

Të fundit