Flash News

KRYESORE

Trajneri i Shqipërisë çon në qiell Kumbullën, vlerësim të madh

Trajneri i Shqipërisë çon në qiell Kumbullën,

Ndihmësi i trajnerit Edy Reja, Sergio Porrini, ka folur për zhvillimin e mbrojtësit Marash Kumbulla. Ai pretendon se lojtari që drejton te Shqipëria është me këmbë në tokë dhe i di aftësitë e tij.

“Ai është një djalë me aftësi të mëdha mbrojtëse. E kemi thirrur edhe të Shqipëria. Kumbulla është i vetëdijshëm për cilësitë e tij: shumë inteligjent, i përqendruar dhe i vëmendshëm. Ka teknikë të mirë dhe fizik të shkëlqyer.

"Do ta shohim në të ardhmen. Marashi ka mundësinë të luajë qendrën në mbrojtjen tre lojtarë, por dhe me katër. Ai është një talent me të ardhme të madhe”, - përfundoi Porrini.

Të fundit