Flash News

KRYESORE

Trajneri i Tiranës përjashton sulmuesin anglez: Sillet si rrugaç me kolegët

Trajneri i Tiranës përjashton sulmuesin anglez: Sillet si

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka dale sot para mediave dhe ka sqaruar në fillim çështjen me sulmuesin Majkëll Ngo. Kreu i pankinës i ka vënë theksin te disiplina dhe qartazi është shprehur se lojtari nuk është në planet tij.

Çdo lojtar do largohet nëse do shfaqë sjellje rrugaçërie. Nuk kam asgjë personale me asnjë, çdokush duhet të jetë i disiplinuar. Një lojtar, nëse nuk është i disiplinuar jashtë fushe, nuk mund të jetë as taktikisht në fushë. Kjo është çështje e mbyllur përsa i përket rregullave të mia dhe klubit.

“A do e pranoj nëse klubi do vendosë? Nuk e di se si do të vendosë klubi në të ardhmen. Unë jam trajner dhe dua disiplinë. Kam rregullat e mia. Për momentin ai nuk është në planet e mia dhe besoj se nuk do të jetë”, thekson trajneri i bardhebluve.

Tirana do të shtunën ndeshjen e radhës përballë Kamzës, e cila është mjaft decisive sa i takon gjendjes së ekipit, i cili rënditet në 7 me 8 pikë; shumë larg objektivave të fillim-sezonit.

Të fundit