Flash News

KRYESORE

Trajneri i Turqisë shpërfill Shqipërinë: Kemi rival Francën dhe Islandën

Trajneri i ri i Turqisë, Senjol Gynesh konsideron Francën dhe Islandën si rivalët më të fortë në Grupin H për kualifikueset e ‘Euro 2020’, duke shpërfillur ekipin kuqezi. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se e vlerëson ndeshjen me Shqipërinë, mirëpo ekipi i tij është më i mirë se skuadra e Panuçit. “Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të bëjmë hapin e parë. Nuk duhet të mbetemi në të kaluarën dhe nuk  mund të mburremi me sukseset që janë arritur. Ne duhet të jemi si Franca, e cila mendon se si do të mbrojë suksesin. Ndërsa Islandën nuk e njihnim. Kur unë kam qenë në kryer të kombëtares kemi berë vetëm një miqësore dhe e kemi fituar 4-0”, ka thënë Gynesh. “Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. E mira do të ishte që në ndeshjen e parë të fitonim. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër se Shqipëria, por duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë. Nëse fitojmë dy ndeshjet e para dhe një prej atyre me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera”, ka shtuar Gynesh. “Do të ishte më e mira të nisnim direkt kundër Francës dhe jo kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, kështu do ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i kemi si rival në letër, por në fund do të luajmë kundër të gjithëve. Duhet të nisim duke superuar Shqipërinë ,jane shënjestra jonë e parë dhe duhet ta nisim mbarë, edhe për psikologjinë”, ka përfunduar Gynesh. Ndeshja Shqipëri - Turqi do të zhvillohet të premten në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në 20:45, ndërsa tre ditë më vonë, Shqipëria do të luajë më Andorën në transfertë.

Kalendari i ndeshjeve:

Të fundit