Flash News

KRYESORE

Trajneri Inzaghi: Strakosha e ardhmja e Lazios

Pavërsisht se Lazio humbi me rezultatin 2-0 ndaj skuadrëssë Juventusit, shqiptari Strakosha zhvilloi një takim fantastic. Në një pjesë të mirë të sezonit Thomas Strakosha ka qenë një prej më të mirëve te Lazio, duke krijuar besim edhe për të ardhmen në klubin bardhekaltër. Për këtë jep garanci trajneri i skuadrës, Simone Inzaghi, i cili po punon prej shumë vitesh me portierin shqiptar.

Në konferencën e zakonshme për shtyp të fundjavës , Inzaghi u ndal veçanërisht te Strakosha duke theksuar: “Ai është një portier i besueshëm dhe mund të jetë titullar gjatë viteve të ardhshme. Ka bërë një rrugëtim jo të lehtë gjatë viteve të fundit”. Për sa i përket aktivizimit të të riut shqiptar në ndeshjen kundër Interit, ai shton se Strakosha po kalon një gjendje gripale dhe një vendim për aktivizimin e tij do të merret vetëm gjatë ditës së nesërme.

Të fundit