Flash News

KRYESORE

Trajneri i Italisë thotë se do të japë dorëheqjen, por më pas ndërron mendje

Trajneri i Italisë thotë se do të japë dorëheqjen, por

Një ditë pas moskualifikimit të Italisë në Botërorin Rusi 2018 pas sfidës me Suedinë, tensioni rreth trajnertit të axurrëve Gian Piero Ventura nuk rresht.

Kronisti i La Iena Nicolò De Devitiis iu afrua trajnerit të kombëtares italiane dhe kur e pyeti nëse do të jepte dorëheqjen apo jo dhe nëse do ia premtonte një gjë të tillë, ventura u përgjigj: “Po”.

Por më pas trajneri tha për agjencinë Ansa, përmes një sms-je, se nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë.

Në video duket që trajneri i tha “Po” pyertjes të të dërguarit të Le Iene, por më pas ai ka mohuar gjithçka.

Të fundit