Flash News

KRYESORE

Trajneri kroat i shpall sfidë Anglisë: Shans unik për tu bërë pjesë e historisë

Trajneri kroat i shpall sfidë Anglisë: Shans unik për tu

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç ka theksuar në konferencën për shtyp para ndeshjes se ekipi i tij e ka merituar kalimin në gjysmëfinalen e Botërorit.

“Nuk besoj se jemi rastësisht këtu, pasi kemi në përbërje futbollistë që luajnë në skuadrat më të mira të botës. Kemi merituar gjithçka kemi arritur dhe tani duam të mos e humbim shansin për t’u bërë pjesë e historisë”, pohoi 51-vjeçari duke shtuar se ekipi anglez është  ndryshe nga kundërshtarët e deritanishëm.

“I kemi studiuar thuajse të gjitha ndeshjet e Anglisë dhe mund të them se është ndryshe nga kundërshtarët me të cilët jemi përballur deri tani. Kanë një skuadër që vendoset mjaft mirë në fushë dhe nuk nxitohet për të marrë rezultatin, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm, për të mos u befasuar”, ka thënë trajneri i Kroacisë.

Ndeshja do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00 në stadiumin ‘Luzhniki’.

Të fundit