Flash News

KRYESORE

Trajneri Panuçi kërkon kapitenin e Kosovës U21, mbrojtësi pret lejen e FFK-së

Trajneri Panuçi kërkon kapitenin e Kosovës U21, mbrojtësi

Kombëtarja vazhdon të ‘peshkojë’ lojtarët nga Kosova, teksa së fundi po tenton të marrë lojtarin që është grumbulluar në disa ndeshje me Kombëtaren A të Kosovës.

Bëhet fjalë për kapitenin e U-21, Ardian Ismajlin, i cili ka merita të mëdha në suskeset e Kombëtares së drejtuar nga përzgjedhësi, Rafet Prekazi.

Sipas mediave kosovare, Cristian Panucci ka kontaktuar Ismajlin dhe lojtari në parim është pajtuar t’i bashkohet Shqipërisë, pasi ndihet i indinjuar nga Kosova A, e cila nuk e inkuadroi për asnjë minutë në ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë.

Të fundit