Flash News

KRYESORE

Trajneri i Suedisë i mbyll derën sulmuesit Ibrahimoviç: Jashtë Botërorit Rusi 2018

Trajneri i Suedisë i mbyll derën sulmuesit Ibrahimoviç:

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson u ka dhënë fund spekulimeve të ditëve të fundit se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Suedisë në Botërorin ‘Rusi 2018’.

“Verën e kaluar, Ibrahimovic më informoi se nuk dëshironte më të luante për ekipin kombëtar. Respektoj këtë vendim. Jam ndeshur me një sërë spekullimesh, në lidhje me rikthimin e tij, por e vërteta është se ka thënë tashmë gjithçka verën e kaluar”, deklaroi trajneri i Suedisë, Andersson.

Sulmuesi i Manchester United, pasi luajti ndeshjen e fundit me Suedinë në Euro 2016 kundër Belgjikës, i kishte dhënë lamtumirën përfaqësueses së tij, për të cilën ka luajtur 116 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola, por më pas e rimendoi.

Të fundit