Flash News

KRYESORE

Trajneri i Vllaznisë i ‘hedh benzinë zjarrit': Agresori është viktimë si unë

Trajneri i Vllaznisë i ‘hedh benzinë zjarrit': Agresori

Pas vendimit të gjykatës së Shkodrës, e cila la në burg të riun që sulmoi trajnerin e Vllaznisë, ka reaguar vetë Ernest Gjoka.

Duke folur për mediat, Gjoka tha se moralisht e ka falur personin që e goditi, por i qëndron asaj që ka thënë edhe në polici, se mes tyre nuk ka patur asnjë bisede paraprake, teksa thotë se Nehat Fojleta mund të jetë detyruar të kryej atë veprim nga persona të tretë.

"Mendoj që në punën time nuk di të kem ofenduar kënd dhe nuk di të ofendoj kënd.Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Personalisht nuk kam asgjë me ata persona, Zoti i ruajtë. Ai është viktimë njësoj si unë, unë isha viktimë e një agresioni por edhe ai është viktimë e një agresioni tjetër ndoshta psikologjik."

Në pranga janë për këtë ngjarja ranë Nehat Fojleta, 19 vjeç dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, Nehat Fojleta ishte personi, i cili ka kanosur me thikë Gjokën. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje, i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Të fundit