Flash News

KRYESORE

Trajtimi i lëkurës me peshkun e Kangalit, më i miri për sëmundjet e lëkurës

Trajtimi i lëkurës me peshkun e Kangalit, më i miri për

Të kurosh sëmundjet e lëkurës përmes peshkut të Kangalit është një alternativë e cila ka rezultuar mjaft e suksesshme prej shumë shekujsh. I njohur me termin “Doctor Fish” ai rritet kryesisht në qytetin turk të Sivasit në zemër të Anadollit.

Ky lloj peshku i cili noton në ujërat termale dhe të ngrohta të këtij qyteti ka arritur të trajtoje në shumë raste sëmundjen e psoriasis. Edhe pse mund të jetë një proces i sikletshëm në fillim, pacienti arrin të mësohet me pickimin e lehtë që peshqit bëjnë në trupin e njeriut.

Ekspertet e fushës së dermatologjisë të cilët e konsiderojnë këtë lloj terapie vetëm si alternativë dhe jo zëvendësues i mjekimit shkencor, shpjegojnë se ai arrin që brenda pak minutash të thithë të gjithë lëkurën e vdekur të njeriut “stratum corneum”, duke shpërfaqur më pas një lëkurë të pastër dhe plot shkëlqim. Padyshim që trajtimi të jetë ai i duhuri, seancat duhet të bëhen të plota.

Sipas të dhënave “Sivas” ka qenë një nga qendrat kryesore shëndetësore të Anadollit në Mesjetë dhe arsyeja ka qenë pikërisht prania e ujërave termale të pasura me minerale të cilat arrinin të bënin çudira me shëndetin e njeriut.

Të fundit