Flash News

KRYESORE

Trajtoni dhimbjet e kokës dhe migrenën me aloe vera

Trajtoni dhimbjet e kokës dhe migrenën me aloe vera

Dr. Fayyaz Ahmed, konsulent neurolog tek Spitali Hull Royal, rekomandon përdorimin e aloe verës edhe si trajtim për dhimbjet e kokës dhe migrenën. “Është një relaksues i muskujve”, thotë ai, “dhe dhimbjet e kokës e migrena shkaktohen shpesh nga gulçimi i muskujve përreth kokës dhe qafës”.

“Vetëm aroma qetësuese e aloe verës mjafton për relaksimin e këtyre muskujve”. Dr. Fayyaz sugjeron që ta hiqni lëkurën e gjethes së aloe verës dhe ta përdorni xhelin në duar dhe fytyrë. “Mund të hidhni edhe deodorant aloe vera ose të përdorni sapun aloe vera në duar dhe fytyrë”, shton ai. “E kam përdorur edhe vetë kur kam pasur dhimbje koke dhe ua rekomandoj gjithmonë pacientëve të mi”, tregon dr. Fayyaz.

Burimi: Daily Mail

Të fundit