Flash News

KRYESORE

Traktori e zë poshtë, humb jetën shqiptari në Greqi

Traktori e zë poshtë, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme teksa është zënë poshtë traktorit me të cilin po punonte në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Galarinos në Halkidiki, ku shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po drejtonte traktorin i cili është përmbysur duke e bllokuar poshtë.

Policia ka arritur në vendngjarje por për fat të keq 31-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i përmbysjes së traktorit, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit