Flash News

KRYESORE

Tramp refuzon të takojë Maduron: Dërgimi i ushtrisë në Venezuelë është opsion

Tramp refuzon të takojë Maduron: Dërgimi i ushtrisë në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp ka paralajmeruar se dergimi i ushtrise në Venezuelë është opsion, duke shtuar se ka refuzuar edhe një takim me presidentin Nicolas Maduro. “Sigurisht, [dërgimi i ushtrisë] është opsion”, tha Tramp gjatë një interviste për CBS.

Shtetet e Bashkuara kanë njohur si udhëheqës të Venezuelës Juan Guaidon, i cili është vetë-shpallur president i përkohshëm i shtetit latin më 23 janar. Dhjetëra mijëra persona në Venezuelë po protestojnë kundër Qeverisë së Maduros, duke kërkuar që ai të largohet nga pushteti.

Përveç SHBA, Kanadaja dhe shtetet kyçe të rajonit, përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Argjentinë, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Guaidon. Shtetet e tjera, përfshirë Rusinë , që kanë lidhje të ngushta ushtarake me Qeverinë socialiste të Venezuelës, mbështesin Nicolas Maduron.

Maduro, i cili ka ardhur në pushtet në 2013-ën, pas vdekjes së Hugo Chavez, është kritikuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe për mënyrën se si ka menaxhuar krizën ekonomike në vend.

Të fundit