Flash News

KRYESORE

Transaksionet e fundit të kompanisë së Balilit, 297 kontrata me institucionet e shtetit

Transaksionet e fundit të kompanisë së Balilit, 297 kontrata me

Transaksionin e fundit të kompanisë “Balili.co“ rezulton se është bërë më 14 dhjetor të këtij viti, pra dy ditë më parë.  Fatura prej 1.4 milionë lekë të vjetra iu likujdua Balilajve më 14 dhjetor të këtij viti.  Ky likudim u bë nga Bashkia e Sarandës.

Po kështu rezulton se “Balili.co”  ka kryer 297 transaksione me institucionet e shtetit, me një vlerë prej  94.2 milionë  lekë. Kjo kompani është në pronësi të vëllait të Klemend Balilit, Bashkim Balilit e cila merret me sigurinë fizike të institucioneve.

Për ruajtjen e parkut të Butrinit “Balili.co”, fitoi 8.2 miliolë lekë të reja janë marrë nga ministria e Kulturës. “Fax News” ka zbardhur se Prokuroria  e Sarandës dhe Gjirokastër ka lidhur kontratë me kompaninë “Balili.co”. Këto institucione kanë derdhur 250 milionë lekë të vjetra në llogarinë e kësaj kompanie, si kompani për siguri fizike të prokurorëve.

Kompania “Balili. co” ka  ruajten e disa spitaleve në jug të vendit, ku kishin lidhur kontrata me ministrisë e Shëndetësinë. 

Ministria e Bujqësisë i ka dhënë kësaj kompanie në harkun kohor  2015-2017  ku bënte ruajtjen e disa rezervateve ku ftioi 7.6 milionë lekë.Vëllai i Klement Balilit  ka bërë edhe një kontratë për ruajtjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Të fundit