Flash News

KRYESORE

Transferim i mundshëm te Real Madrid, Neymar kërkon pagë më të lartë se Ronaldo

Transferim i mundshëm te Real Madrid, Neymar kërkon pagë më

Spekulimet për një transferimin të mundshëm të Neymar nga Parisi në Madrid, zbulojnë se braziliani kërkon pagë më të lartë sesa Ronaldo për të ndryshuar skuadër.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 6 muaj nga kontrata 5-vjeçare që O’Ney firmosi me gjigantët francezë, ekzistojnë mundësitë që në verën e ardhshme ai të ndërrojë ambient.

Sipas “Don Balon”, Neymar do të pranonte të shkonte në Madrid në rast se ai do të paguhet më shumë sesa Ronaldo.

 Portugezi, në kontratën e re, pritet të rrisë pagën e tij në 40 milionë euro, aq sa fiton dhe Messi te Barcelona.

Real Madrid është gati të bëjë të gjitha sakrificat ekonomike që të përfitojë shërbimin e brazilianit, për të cilin PSG pagoi 222 milionë euro për ta blerë dhe po aq për ta paguar në 5 vite.

Ndërkohë, Neymar kërkon 50 milionë euro. Real Madrid mban gjithnjë kontakt edhe me sulmuesin e Chelsea, Eden Hazard, ndërsa në fokus është dhe egjiptiani i Liverpool, Mohamed Salah.

 

Të fundit