Flash News

KRYESORE

Transferimi i të dënuarve për 3 mijë euro, arrestohet edhe shoferi i Arben Çukos

Transferimi i të dënuarve për 3 mijë euro, arrestohet edhe

Një ‘valë’ arrestimesh janë ekzekutuar gjatë orëve të fundit nga policia.

Mes 27 personave të arrestuar deri tani janë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Mirëpo, detaje të reja janë zbardhur nga ky operacion, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe shoferi i ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko.

Sipas Report tv, Qerim Musha është arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që ish-drejtori i Burgjeve u merrte të dënuarve për lejet dhe transferimet.

Kujtojmë se Çuko kërkonte shuma nga 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

Të fundit